Omer Imeri në formë të shkëlqyeshme, tre ndeshje, tre gola në pranverë (VIDEO)

Omar Imeri nga Shkupi është futbollisti i momentit te Shkëndija e Tetovës. Lojtar klasi dhe formë mjaftë të shkëlqyeshme e sidomos në sezonin pranveror në kampionatin vendor. Mesfushori shkupjan ka shënuar në tre ndeshjet e zhvilluar në sezonin pranveror, madje në të parën, goli i tij vendosi edhe derbin me Vardarin.

Imeri me kampionët këtë gjysmësezon e ka nisur mjaftë mirë, duke realizuar fillimisht ndaj Vardarit, pastaj sërish ishte golashënuesi i vetëm në transfertën me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa përsëri gjeti rrjetën në triumfin e Shkëndijës ndaj Bellasicës me rezultat 3:0 të zhvilluar këtë fundjavë.

Forma e mirë e Omar Imerit nuk u la pa u komentuar edhe emisionin sportiv ‘Sportmania’, me ish-futbollistin Arben Nuhiun që e vlerëson tejmase talentin shkupjan. Kujtojmë që Imeri në katër ndeshjet e fundit të Shkëndijës në kampionat, ka shënuar gola, pasi edhe në ndeshjen e fundit të gjysmësezonit dimëror ndaj Renovës, u përfshi në listën e golashënuesve. /InfOSport.mk

Omar Imeri golat ne pranvere

Tre gola në tre ndeshje të zhvilluara në sezonin pranveror. E bën mesfushori nga Shkupi që luan në radhët e Shkëndijës, Omar Imeri. Forma e mirë e talentit shkupjan komentohet në emisionin ‘Sportmania’, ndërsa ish-futbollisti Arben Nuhiu e vlerëson si futbollist cilësor që do të arrijë edhe më shumë në të ardhmen.

Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 4 март 2019 г.

Leave a Reply