Izet Ajrullahu ndahet me UTA-n e Rumanisë

Futbollisti shkupjan Izet Ajrullahu është larguar nga FC UTA Arad e Rumanisë. Lajmin për largimin e Ajrullahut nga skuadra rumune për infosport e konformoi menaxheri i tij, Meriton Berisha.

Largimi shkupjanit nga UTA erdhi si shkak i disa mosmarrëveshjeve me trajnerin e skuadrës rumune, me çka dhe palët prishën kontratën e arritur me 30 qershor të kësaj vere.

Ajrullahu është rikthyer në Shkup dhe aktualisht mban rolin e futbollistit të lirë, ndërsa është në bisedime me disa klube, ku për një kohë të shkurtër pritet të zyrtarizohet në ndonjë skuadër. Kujtojmë që 19 vjeçari më herët ka luajtur për ekipet si FC Shkupi, Rabotniçkin dhe Ujpeshtin e Hungarisë. /InfOSport.mk

Leave a Reply