Dyshja e Shkëndijës superiore, Imeri asiston Shefiti shënon për Shqipërinë U21 (VIDEO)

Shpresat e Shqipërisë, pjesë e së cilës janë edhe tre futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Lavdrim Fazliu, Omar Imeri dhe Shefit Shefiti, janë duke zhvilluar miqësoren e dytë brenda pak ditëve ndaj kombëtares së Maltës, njofton ‘infOSport.mk’.

Në ndeshjen e parë ‘kuqezinjtë’ e Alban Bushit kishin shënuar fitore 2:0 falë një goli të shënuar pikërisht nga Omar Imeri, ndërsa sonte në ndeshjen e dytë që po zhvillohet në Shkodër, në listën e golashënuesve u regjistrua futbollisti tjetër i Shkëndijës, Shefit Shefiti.

DYSHJA E SHKËNDIJËS SUPERIORE, IMERI ASISTON SHEFITI SHËNON PËR SHQIPËRINË U21

DYSHJA E SHKËNDIJËS SUPERIORE, IMERI ASISTON SHEFITI SHËNON PËR SHQIPËRINË U21

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 19 ноември 2018 г.

Ky i fundit realizoi në minutën e 11-të, pas një skeme fantastike nga një goditje dënimi. Muçolli nisi lojën, pasoi tek Omar Imeri, i cili me një parabolë kaloi mbrojtjen kundërshtare, duke gjetur Shefitin para portës së Maltës, ndërsa sulmuesi ‘kuqezi’ nuk fali dhe në ato momente kaloi në epërsi Shqipërinë.

Megjithatë deri në mbyllje të pjesës së parë maltezët arritën të barazojnë shifrat falë golit të shënuar nga Brinkat, transmeton ‘infOSport.mk’.

Imeri dhe Shefiti e nisën ndeshjen që nga minuta e parë, ndërkohë gjatë pjesës së dytë presim edhe aktivizimin e shkupjanit, Lavdrim Fazliu, i cili kishte bërë debutimin pikërisht në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tiranë.

Rikujtojmë për Shefitin është ky goli i dytë me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke pasur parasysh se kishte shënuar edhe në debutim, në atë fitore 3:2 ndaj Bjellorusisë.

Leave a Reply