Imeri shënon, Fazliu debuton me shpresat e Shqipërisë (VIDEO)

Omar Imeri ka shënuar golin e dytë në fitoren 2:0 të Kombëtares shpresa të Shqipërisë, duke bërë një super debutim me fanellën ‘kuqezi’. Një debutim tjetër sot bëri edhe Lavdrim Fazliu, talenti i Rabotniçkit, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 73-të, njëjtë sikurse edhe sulmuesi i Shkëndijës, Shefit Shefiti.

Imeri shënoi nga pika e bardhë, ndërkohë golin e parë për të besuarit e trajnerit Alban Bushi në këtë miqësore e realizoi Ruben Hebaj në minutën e 35-të.

Goli i Omar Imerit ne perballjen ndaj Maltës

Omar Imeri debuton me gol me fanellen e Kombetares shqiptareSHQIPERIA – MALTA 2:0(O. Imeri 45')

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 16 ноември 2018 г.

Kolaj pasoi për Kallakun në të majtë, ndërsa ky i fundit mjaft mirë gjeti në qendër sulmuesin e Partizanit, Hebaj, i cili gjuajti direkt në portë dhe sfera nuk ndalet nga portieri duke përfunduar në rrjetë.

Ishte ky një test më se pozitiv për treshen shqiptare nga Maqedonia, Imeri, Fazliu dhe Shefiti, që pritet të jenë sërish pjesë e shpresave ‘kuqezi’.

Leave a Reply