‘Sky Italia’ zbulon fituesin e ‘Topit të Artë 2018’

‘Topi i Artë 2018’ do të zbulohet zyrtarisht të hënën në një mbrëmje gala që do të organizohet në ‘Grand Palais’ në Paris.

Kur jemi gjithmonë e më pranë, zbulohen detaje të tjera. ‘Sky Italia’ ka zbuluar edhe përbërjen e podiumit për çmimin e futbollistit më të mirë.

Fituesi do të jetë Luka Modriç, i ndjekur nga Kristiano Ronaldo, ndërkohë që Antuan Grizman do të mbyllë treshen më të mirë.

Media më e madhe në Itali ka zbuluar se i pranishëm në këtë mbrëmje do të jetë vetëm Luka Modriç.

Ylli i Juventusit dhe  ai i Atletiko Madridit kanë vendosur për ta sabotuar këtë gala mbrëmje, ku megjithatë pritet të ketë shumë fytyra të njohura nga Bota e futbollit.

Mbetet të zbulohet vetëm shkaku i mungesës së Antuan Grizman dhe Kristiano Ronaldos, i cili këtë vit nuk mori pjesë as në çmimet e futbollistët më të mirë të dhënë nga UEFA dhe FIFA.

Portugezi mendon se ai e meriton më shumë se ish-shoku i tij për të qenë fitues pas një super sezoni me Reali ku fitoi Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply