Karan paralajmëron një Shkup të fuqishëm për stinorin pranveror

Skuadra e FC Shkupit edhe pse nuk pati një start të mirë në fillim të këtij sezoni, fundi doli të jetë i suksesshëm, pasi skuadra nga Çairi u rendit në pozitën e 5-të. Përveç futbollistëve një meritë të madhe për këto rezultate ka edhe strategu turk Umit Karan, i cili Shkupin e drejtoi në 10 ndeshje.

Ai e filloi me Rabotniçkin dhe e mbylli me Rabotniçkin, ndaj së cilës skuadër nxorri 4 pikë, duke barazuar (1:1) në debutimin e tij në Çair dhe duke marrë fitore 2:0 në ndeshjen e fundit në ‘Telekom Arena’.
Fitorja e fundit dhe paraqitjet e futbollistëve kanë kënaqur strategun turk, i cili ka folur për sajtin zyrtarë të klubit nga Çairi.

‘Sigurisht se jam i kënaqur. Në fillim kur erdha këtu punët ishin tepër të përziera, skuadra ishte në krizë, nuk kishte lojë, nuk kishte shoqëri brenda skuadrës. Në fillim arritëm të bëjmë një shoqëri të mirë, pastaj motivuam mirë ekipin dhe normalisht rritëm intensitetin e stërvitjeve. Ekipi punoi mirë dhe gjitha punët u realizuan mirë. Ne nuk kemi numër të madh të futbollistëve, por kemi shumë futbollist të ri të cilëve ua besuam fanellën. Tash jemi në një pozitë të mirë, aspak nuk ishte e lehtë ta ngritim ekipin nga ajo situatë e rëndë, por të bashkuar me përkrahjen e tifozëve ia dolëm. Shpresoj që me disa përforcime në gjysmë sezonin tjetër, do të jemi ekip edhe më i mirë. Falënderoj të gjithë, por më e rëndësishme për mua është që një futbollist të luftoj dhe të lë zemrën në fushë dhe pikërisht futbollistet e mi këtë e bënë dhe luftuan maksimalisht, tani u dëshiroj pushim të këndshëm të gjithëve’ – është shprehur Karan.

Leave a Reply