Derbin e Torinos e vendosi goli i Ronaldos nga penaltia (VIDEO)

Juventusi ka vazhduar serinë e fitoreve në ‘Serie A’, pasi sonte doli fitues në derbin e Torinos, duke mundur rivalin e qytetit me rezultatin minimal 1:0 në kuadër të javës së 16-të, njofton ‘infOSport.mk’.

‘Biankonerët’ deri tek 3 pikët e plota erdhën falë një penaltie të realizuar nga ana e Kristiano Ronaldos në minutën e 70-të.

Në këtë mënyrë Juve regjistroi edhe fitoren e 7-të me rradhë dhe të 15-tën nga gjithsej 16 xhiro, duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare me 46 pikë, 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që ndeshjen e saj të kësaj jave do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 18:00 ndaj Kaljarit në transfertë.

Leave a Reply