Eriksen shpëtoi Totenhamin e lodhur me një gol në kohën shtesë (VIDEO)

Vetëm disa ditë pas barazimit me Barcelonën në ‘Kamp Nou’, falë të cilit Totenhami siguroi kualifikimin në fazën e dytë, atë të eliminimit në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, ‘spërsat’ sot në Uembli para tifozëve të tyre zhvilluan një ndeshje shumë të dobët përballë Bërnlit, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra londineze megjithatë arriti që të shtërngojë dhëmbët vetëm në çerekun e fundit të ndeshje, duke shtuar presionin, ku si rezultat në minutën e parë shtesë erdhi edhe goli i fitores që mban firmën e Kristian Eriksen.

Me po të njëjtin rezultat (1:0), fitore shënuan edhe Kristal Pallasi dhe Njukasëll Junajtedi, duke mundur Lesterin, gjegjësisht Hadersfilldin, Uatfordi në ndeshjen më interesante të javës së 17-të mundi Kardifin me rezultatin 3:2, teksa Vulverhemptoni me rezultatin 2:0 mundi Burnmautin.

Rikujtojmë gjatë ditës më herët, Mançester Siti me rezultatin 3:1 mundi Evertonin, duke u rikthyer në krye të tabelës së klasifikimit me 44 pikë, dy më shumë se Liverpulli i vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më pak, teksa Totenhami me 39 pikë renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply