KB Shkupi ende pa fitore, mundet edhe nga Kozhufi

KB Shkupi nuk ka ndërmend të sheh ditë të mira këtë sezon në elitën e basketbollit vendor, pasi sot  u mund edhe nga Kozhufi në Çair me rezultat 121:87. Mysafirët e mbyllën ne avantazh periodën e parë me shifra 32:23, ndërsa ritmin e njejtë e vazhduan edhe në periodat në vijim, duke dominuar në parketin e Çairit.

Më i miri i kësaj përballje rezultoi të jetë Karakolev me 29 pikë të realizuara, ndërsa për vendasit Bogdanovski shënoi 26 pikë. Për Kozhufin kjo ishte fitorja e katërt në këtë sezon, ndërsa Shkupi ende nuk e ka shijuar triumfin e parë në kampanjën e re, duke thelluar krizën edhe më shumë./InfOSport.mk

Leave a Reply