A e dini se ku do të zhvillohet finalja e vitit 2019-të në Ligën e Kampionëve?

Në mesditë u mësuan çiftet për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve Europian. Goglat deshën që në këtë fazë të kemi tre super përballje mes skuadrave gjigande të Kontinentit të Vjetër, ku vlejnë të veçohen ato midis Liverpullit dhe Bajernit të Munihut, Mançester Junajtedit dhe Paris Sen Zhermenit si dhe Juventusit dhe Atletiko Madridit.

Pikërisht stadiumi i kësaj të fundit ‘Ëanda Metropolitano’ do të jetë nikoqir i finales së madhe të 1 qershorit të vitit 2019-të, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë sunduesin e ri europian të futbollit.

Një gjë është e sigurtë, Atletiko Madridi do ta ketë shumë të vështirë për të shpresuar në finalen e madhe në stadiumin e saj, duke pasur parasysh se kundërshtari i tyre, Juventusi, këtë vit me Ronaldon në skuadër shihet si një ndër favoritët më të mëdhenj për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.

Më poshtë mund ta shihni të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales që në program janë me datë 12/13 shkurt.

Liga e Kampionëve
Ndeshjet e 1/8 së finales
SHALKE 04 MANÇESTER SITI
ATL.MADRIDI JUVENTUSI
MANÇESTER J. PSZH
TOTENHAMI DORTMUNDI
LION BARCELONA
ROMA PORTO
AJAKSI REAL MADRIDI
LIVERPULLI BAJERN MUNIHU

Leave a Reply