Barcelona arrin marrëveshje me futbollistin e PSZH-së

Adrien Rabiot do të luajë në 1/8-at e Champions League ndaj Lyon me Barcelona-n?

Sipas informacioneve të francezes L’Equipe, mesfushorin 23-vjeçar ka arritur marrëveshjen me Barça-n.

Javën e kaluar, gjatë intervistës së fundit të L’Equipe me drejtorin sportiv të PSG Antero Henrique, Adrien Rabiot konfirmoi qëllimin e tij për të mos rinovuar me PSG.

“Lojtari më ka informuar se nuk do të firmosë një kontratë të re dhe se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, kur t’i përfundojë kontrata,” shprehet ditën e hënë drejtori nëpërmjet Yahoo Sport.

Ai ka muaj që ndiqet nga gjigantët spanjollë dhe besohet se e ardhmja e tij do të jetë në Camp Nou.

Nuk dihet nëse do të largohet që në janar, pasi klubi spanjoll duhet të paguajë një shumë jo të vogël për të, por në verë do të transferohet me parametra zero.

Leave a Reply