Ja sa miliona euro ka fituar Murinjo vetëm prej shkarkimeve

Portugezi Hoze Murinjo ditë më parë për shkak rezultateve të dobëta u shkarkua nga drejtuesit e Mançester Junajtedit, skuadër kjo që pas 17 xhirove të para në Premierligë ngecte shumë mbrapa skuadrës kryesuese të Liverpullit. Pikërisht kjo e fundit mundi Junajtedin e Murinjos në ndeshjen e fundit, duke bërë që diferenca mes tyre të jetë plotë 19 pikë dhe shumë larg objektivave të drejtuesve të skuadrës nga ‘Olld Traford’.

Për Murinjon ishte ky shkarkimi i katërt në karrierë, pasi ishte shkarkuar dy herë më parë edhe si trajner i Çelzit dhe njëherë si i Realit të Madridit.

Por, portugezi kishte përfituar një shumë të majme nga këto tre shkarkime, ndërsa një shumë të majme pritet të përfitojë edhe nga shkarkimi i fundit nga skuadra e Mançester Junajtedit.

Çelzi i kishte paguar 20 milionë euro në shkarkimin e parë, teksa 10 milion euro të tjera në shkarkimin e dytë, teksa Junajtedi pritet ti paguaj Murinjos plotë 26.7 milion euro, që i bie se në total vetëm nga shkarkimet ka përfituar 56.7 milion euro, duke pasur parasysh se nga Reali i Madridit nuk kishte përfituar asgjë, pasi ishte larguar në fund të sezonit 2013-të.

Leave a Reply