E bujshme, Murinjo trajner i Boka Xhuniors!?

Hoze Murinjo shumë shpejtë mund të gjejë angazhimin e tij të ri, madje edhe përtej oqeanit Atlantik. Portugezi i cili për shkak rezultateve të dobëta u shkarkua vetëm ditë më parë nga ana e drejtuesve të Mançester Junajtedit, po lidhet me një lëvizje senzacionale te skuadra e njohur argjentinase, skuadër kjo që pas disfatës në ‘Copa Libertadores’ ndaj rivalit të përbetuar River Plejt, dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha.

Marrëveshja po nxitet nga drejtori i ri sportiv i Boka Xhuniors,  Nikolas Burdiso, një ish futbollistë i Interit, i cili pjesë e ’zikaltërve’ ishte pikërisht në kohën kur Murinjo luante rolin e trajnerit.

TMË shkruan se Burdiso dëshiron të krijojë ekipin e ëndrrave me Murinjon si trajner, dhe një ish interist Esteban Kambiason, i cili do të luante rolin e ndihmës trajnerit.

Tashmë thuhet se argjentinasi ka kontaktuar trajnerin dhe i ka bërë një ofertë për ta drejtuar klubin e famshëm argjentinas, që është në kërkim të një trajneri pas largimit të Guiljermo Baros Skeloto, i cili u largua nga Boka Xhuniors javën e kaluar, pasi humbi në finalen e madhe të ‘Copa Libertadores’ nga ekipi i River Plejt.

Ndryshe, vlen të theksohet se emri i 56-vjeçarit Murinjo po lidhet edhe me dy ish skuadrat e tij, Interin dhe Real Madridin.

Leave a Reply