E pabesueshme! Interi pezullon Naingolanin për një kohë të pacaktuar

Arsyeja e një vendimi të këtillë nga ana e klubit zikaltër janë ‘çështje disciplinore’….

Skuadra italiane e Interit ka njoftuar se Raxha Naingolan është pezulluar për një periudhë të pacaktuar. Arsyeja e një vendimi të këtillë nga ana e klubit zikaltër janë ‘çështje disciplinore’.

Gjatë javës Naingolan kishte njoftuar se ishte grabitur nga disa hajdutë. Ata kishin vjedhur 150 mijë euro nga llogaria e futbollistit belg. Mirëpo më pas ishte zbuluar e vërteta, hajdutët nuk ia kishin vjedhur të hollat, por vetë ai i kishte shpenzuar në një kazino në Monte Karlo gjatë muajit gusht.

Kjo nuk është hera e parë që Naingolan prish disciplinën në klubin ‘zikaltër’.

Para një viti, Ninxha kishte publikuar një video teksa shihej duke festuar për rreth bredhit me alkool dhe cigare.

Gjatë verës Interi e transferoi  Naingolanin nga rradhët e Romës për një shumë prej 38 milion euro, teksa në drejtim të kundërt dërgoi talentin, Nikolo Dzaniolo.

Deri në këto momente mesfushori belg nuk ka justifikuar besimin e dhënë nga ana e klubit ‘zikaltër’, edhe pse duhet pranuar se Naingolan një kohë bukur të mirë kishte probleme edhe me lëndime.

Leave a Reply