Shaqiri i preferuari i fansave të vegjël të Liverpullit


Edhe pse sezoni i tij i parë me “Redsat”, Shaqiri vërehet se po lë gjurmë në skuadër….

Tre nga futbollistët më të mirë momentalisht te Liverpulli, Xherdan Shaqiri, Mohamed Sallah dhe Endi Robertson, kanë bërë një paraqitje befasuese për Krishtlindje për fansat e vegjël të Liverpullit e të rivalit të tyre të qytetit, Evertonit.

Fëmijët po merreshin në pyetje se cilat ekipe përkrahin, dhe teksa jepnin përgjigjet e tyre, disa për Liverpullin e disa për Evertonin, nga mbrapa u shfaq treshja e Liverpullit.

Edhe pse sezoni i tij i parë me “Redsat”, Shaqiri vërehet se po lë gjurmë në skuadër duke u bërë lojtari i preferuar i shumë fansave.

Në prapaskenë shihen Shaqiri, Sallah e Robertson duke diskutuar se kush duhet të ketë më shumë fansa, teksa Sallah me shaka thotë se asnjë fëmijë nuk dëshiron të jetë mbrojtës, duke aluduar në Robertsonin.

Leave a Reply