Skandal në Holandë, tifozët e Utrehtit sulmojnë me fishekzjarre portierin e Ajaksit (VIDEO)

Ndeshja në fjalë u ndërpre në minutën e 60-të, edhe atë për disa minuta, për shkak sulmeve të tifozëve vendas ndaj portierit kamerunas të Ajaksit, Andre Onana….

Një episod i shëmtuar ndodhi sot në përballjen e javës së 17-të në elitën e futbollit holandez në ndeshjen midis Utrehtit dhe Ajaksit. Ndeshja në fjalë u ndërpre në minutën e 60-të, edhe atë për disa minuta, për shkak sulmeve të tifozëve vendas ndaj portierit kamerunas të Ajaksit, Andre Onana.

Nga shkallët e stadiumit nisi një rrebesh i vërtetë me gota plastike, shishe, por edhe kapsolla që shpërthyen pranë këmbëve të portierit, duke e detyruar këtë të fundit, që pas rezistencës së gjatë, të zhvendosej për t’u larguar nga zona e rrezikut.

Për këtë motiv, arbitri ndërpreu ndeshjen, që më pas të rifillojë sërish, ndërsa sa i përket rezultati përfundimtarë, ai foli në të mirë të Ajaksit që shënoi fitore 3:1, duke vazhduar kështu luftën për pozitën e parë me PSV Ajndhovenin.

Ajaksi falë kësaj fitore vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se PSV Ajndhoveni, që gjatë ditës së djeshme mundi AZ Alkmarin me po të njëjtin rezultat 3:1. Interesant është fakti se të dyja skuadrat kanë gol-averazhin e njëjtë, 60:8.

Leave a Reply