Mbrëmë në ‘Turk Telekom’ u shkruajt historia (VIDEO)

Mbrëmë në ‘Turk Telekom’ Galatasaraji dhe Sivaspori zhvilluan një super ndeshje me 6 gola të shënuar, ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 4:2. Përveç golave të shumtë dhe atmosferës festive që mbizotëronte në tribunat e stadiumit, kjo ndeshje do të mbahet mend një kohë të gjatë, pasi në të debutoi futbollisti më i ri në historinë e skuadrës së Galatasarajit.

Fjala është Mustafa Kapin, i cili debutoi me 16 vjet, 4 muaj dhe 15 ditë. Ky talent në lojë u inkuadrua vetëm në minutat shtesë, mirëpo kjo ka pak rëndësi, pasi e rëndësishme është që emri i tij do të shkruhet në historinë e njërit prej klubeve më të mëdha në Turqi.

Leave a Reply