Sigurimi në ‘Olld Traford’ kontrollon edhe legjendën e Junajtedit, Uejn Runi!

Legjenda e Mançester Junajtedit, Uejn Runi të mërkurën ishte i pranishëm në ‘Olld Traford’ për të parë nga afër ndeshjen e parë të ish skuadrës së tij nën drejtimin e trajnerit të ri Ole Gunar Solskjaer në këtë stadium, pasi norvegjezi kishte debutuar fundjavën që lamë pas me atë fitore të madhe 5:1 në transfertën kundër Kardifit.

Runi ishte prezent edhe në atë ndeshje, ndërsa ishte prezent edhe në ndeshjen kundër Hadersfilldit, në të cilën Junajtedi shënoi fitore 3:1.

Megjithatë para hyrjes në stadium, Uejn Runi është kontrolluar detajisht nga ana e personave të sigurimit.

Edhe pse Runi te impiant ikonik kishte kaluar plotë 13 sezone dhe kishte realizuar 253 gola, ai kishte vendosur që ndeshjen kundër Hadersfilldit ta ndjek si një tifoz i thjeshtë, madje duke rrespektuar edhe kontrollet nga ana e sigurimit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply