Milani më në fund gjen fitoren (VIDEO)

Milani më në fund ka gjetur fitoren në kampionatin italian. ‘Kuqezinjtë’ sonte në ‘San Siro’ në ndeshjen e fundit të javës së 19-të mundën ekipin e SPAL me rezultatin 2:1, njofton ‘infOSport.mk’.

Kjo fitore mund t’ia zgjasë jetën trajnerit Xhenaro Gatuzo në bankinën e milanezëve, pasi rikthehet në garë për pozitën e 4-të. Petanja kaloi në epërsi ekipin e SPAL në minutën e 13-të, ndërsa ‘kuqezinjtë’ vetëm 3 minuta më vonë arritën që të barazojnë rezultatin me anë të Kastilehos.

GOLAT NGA NDESHJA MILAN-SPAL, NDIQENI KËTU.

Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa për fitoren e ‘kuqezinjëve’ u përkujdes ‘El Pipita’ me golin e realizuar në minutën e 64-të.

Falë kësaj fitore Milani me 31 pikë tashmë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë SPAL mbetet në pozitën e 16-të me 147 pikë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply