Juventusi fiton garën me Interin për talentin portugez 

Mediat italiane kanë zbuluar se drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratiçi është takuar me agjentin e futbollistit Zhorzhe Mendesh, për të diskutuar rreth marrëveshjes eventuale….

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi po tenton të sigurojë shërbimet e një prej yjeve të futbollit portugez, Fransisko Trinkao, transmeton ‘infOSport.mk’.

Sulmuesi 19-vjeçar është në pronësi të skuadrës së Braga-s, ndërsa i njëjti mund të lëvdërohet me 11 gola të shënuar në 16 ndeshje me përfaqësuesen shpresa të Portugalisë.

Mediat italiane kanë zbuluar se drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratiçi është takuar me agjentin e futbollistit Zhorzhe Mendesh, për të diskutuar rreth marrëveshjes eventuale.

Bisedimet mes tyre janë zhvilluar të mërkurën në Dubai, ndërsa Mendesh i cili luan rolin e përfaqësuesit mes dy klubeve, ka informuar drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ se Trinkao-n mund ta blejnë për 15 milion euro.

Propozimi i skuadrës ‘bardhezi’ është që këtë talent portugez ta marrin fillimisht në formë huazimi, mirëpo me opcion për të blerë kartonin e tij në fund të sezonit.

Interesant është fakti se për shërbimet e portugezit, Trinkao interesohet edhe Interi. ‘Neroaxurrët’ janë të gatshëm që menjëherë ti paguajnë Braga-s 10 milion euro për shërbimet e këtij super sulmuesi.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply