Sonte e gjithë vëmendja në “Etihad”, aty ku Siti dhe Liverpull pritet të dhurojnë spektakël

Sonte, në orën 21:00, në “Etihad Stadium” skuadra e Pep Guardiolas duhet t’i tregojë botës se ngërçi i javëve të fundit ka qenë thjesht momental…

Java e 21-të në Premierligën angleze mbyllet me super duelin midis Mançester Sitit dhe Liverpullit, dy skuadra këto që shihen si dy pretendentët kryesor për titullin e kampionit, njofton ‘infOSport.mk’.

5 javë më parë ishte skuadra e Mançester Sitit që udhëhiqte në renditje me 2 pikë më shumë se Liverpulli dhe me një golaverazh ndjeshëm më pozitiv, por në përballjen e dytë direkte sezonale, situata është përmbysur, me skuadrën e Jurgen Klop që kryeson me 7 pikë më shumë dhe sigurisht me diferencë më të mirë golash.

Sonte, në orën 21:00, në “Etihad Stadium” skuadra e Pep Guardiolas duhet t’i tregojë botës se ngërçi i javëve të fundit ka qenë thjesht momental dhe se ata janë në gjendje të mbrojnë titullin kampion.

Në të kundërt, do të jetë e vështirë që skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ta humbasë kryesimin, edhe pse në Premierligë befasitë janë pjesë e normalitetit.

Siti ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi, pikërisht atë me Kristal Pallas (2:3) në kuadër të javëës së 18-të, ndërsa në 9 përballjet tjera ka dalë gjithnjë fitues.

Nga ana tjetër, “redsat” pas 20 xhirove të plota ende nuk kanë shijuar disfatë, ndërsa ndeshja e tyre e fazës së parë në “Enfilld” ishte mbyllurv me rrjeta të paprekura.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply