Milionat kineze shpëtojnë Malkom…por edhe Barcelonën!

Milionat kineze me shumë gjasa do të shpëtojnë brazilianin Malkom, por njëkohësisht edhe Barcelonën, që është e gatshme të lirohet sa më parë nga shërbimet e futbollistit të saj, i cili nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve dhe trajnerit Ernesto Valverde.

Sulmuesi brazilian Malkom, u transferua te Barcelona në momentin e fundit të afatit kalimtar të verës, edhe atë për një shumë prej 40 milion eurosh, që drejtuesit ‘katalunas’ i’a paguajtën skuadrës franceze të Bordo.

Sipas asaj që raporton gazeta katalunase “Sport.es”, presidenti i Barcelonës, Josep  Bartomeu, ka pranuar një ofertë prej 50 milionë eurove nga skuadra kineze e

Guangzhou Evergrande, drejtuesit e së cilës skuadër e dëshirojnë me çdo kusht futbollistin në rradhët e tyre.

Malkom te Guangzhou Evergrande do të gjejë bashkëkombësin e tij Paulinjo, i cili gjithashtu ishte transferuar nga rradhët e Barcelonës.

Leave a Reply