Barcelona nuk e ka startuar vitin me fitore që nga 2014-ta

Të dielën Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në vitin 2019-të, ku do të jetë mysafir i skuadrës së Getafes. ‘Katalunasit’ i pret një ndeshje e vështirë, kjo jo vetëm për faktin se kundërshtari i tyre këtë edicion po bënë paraqitje shumë të mira (vendi i 7-të në La Liga dhe 5 ndeshje rradhazi pa humbje), por edhe për faktin se ata kanë një statistikë shumë të keqe viteve të fundit në ndeshjen  hapëse të vitit të ri, njofton ‘infOSport.mk’.

Barcelona për herë të fundit vitin kalendarik me fitore e kishte startuar në vitin 2014. Atë kohë Barcelona kishte mundur Elçen në kuadër të ndeshjeve të La Liga-s. Mirëpo në 4 vitet në vijim ndeshjet e para të Barcelonës kishin përfunduar me disfatë, ose barazim.

Vitin 2015-të ‘katalunasit’ e kishin nisur me disfatën minimale 0:1 ndaj Real Sociedadit në ‘Anoeta’ në ndeshje kampionale. Vitin e ardhshëm ata kishin barazuar pa gola ndaj rivalit lokal, Espanjollit, sërish në kuadër të ndeshjeve të La Liga. Gjatë vitit 2017-të Barcelona kishte pësuar disfatë 1:2 nga Atletik Bilbao në ndeshjen e tyre të parë të 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Mbretit në San Mamesh, teksa vitin e kaluar po në të njëjtën fazë të të njëjtit kompeticion, kishin barazuar 1:1 me Selta Vigon, transmeton ‘infOSport.mk’ .

Kësisoj Barcelona të dielën ndaj Getafes në transfertë, në fushë do të zbret për të marrë tre pikët e plota dhe për të vazhduar kryesimin në La Liga, por njëkohësisht edhe për të ndërprerë këtë seri negative viteve të fundit.

Leave a Reply