Ekskluzive, Mevlan Adili pranë largimit nga Shkëndija!

Mbrojtësi shkupjan Mevlan Adili është pranë largimit nga Shkëndija e Tetovës. Ashtu siç mëson “InfOSport.mk” nga burime jozyrtare, shkupjani po i kalon ditët e fundit në taborin e kampionëve në fuqi.

I pakënaqur nga hapësirat e pakta të dhëna për lojë, Adili ka shprehur dëshirën për largim nga rradhët e kampionëve në fuqi, për të gjetur një mjedis tjetër ku do të ketë minutazhë më të madhe për të luajtur. Adili kaloi te Shkëndija në janar të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por si duket mbrojtësi është i bindur për tu larguar dhe ndarja mund të ndodh ditëve në vijim.

Për 24 vjeçarin nga Shkupi kjo është aventura e dytë te Shkëndija e Tetovës(në vitin 2015 ishte pjesë për 6 muaj) dhe më e suksesshmja, pasi me “kuqezinjtë” fitoi dy trofe sezonin e kaluar, atë të kampionatit dhe Kupës, ndërsa luajti edhe garat Europiane deri në “plej of” të Liga Evropës./InfOSport.mk

Leave a Reply