Sulmuesi i Milanit shumë pranë transferimit në Kinë

Sulmuesi i Milanit, Fabio Borini është shumë afër transferimit te skuadra kineze e Shenzhen, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm të paguajnë plotë 8.5 milion euro. Një ofertë e këtillë ka joshur edhe drejtuesit e Milanit, të cilët besojnë se do të vie deri te realizimi i këtij transferimi dhe se me paratë e përfituara të mund të bëjnë ndonjë transferim të ri gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi italian ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e Shenzhen. Borini do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare, duke përfituar një pagë vjetore prej 5 milion euro.

Leave a Reply