Ajaksi zëvendësuesin e De Jong e shohin te shqiptari i Bajernit të Munihut

Frika nga largimi i mundshëm i De Jong, ka shtyrë drejtuesit e Ajaksit që të kërkojnë një alternativë për mesfushorin e talentuar holandez, i cili ditëve të fundit po lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra kampione e Francës, Paris Sen Zhermen.

Francezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 150 milion euro për dyshen e Ajaksit, De Jong dhe De Ligt, ndërsa tashmë klubi holandez i ka vënë syrin futbollistit shqiptarë të Bajernit të Munihut, Meritan Shabani, që shihet si një zëvendësues ideal për 221-vjeçarin, Frenki de Jong.

19-vjeçari Shabani i lindur në Munih me origjinë nga Kosova, në dy edicionet e fundit po luan për ekipin e dytë të Bajernit të Munihut, ndërsa gjithashtu ka zhvilluar edhe 3 ndeshje me ekipin e parë ‘bavarez’.

Një transferim i këtillë do ti pëlqente edhe vetë Shabanit, duke pasur parasysh se Bajerni shumë rrallë ushqen ekipin e parë me futbollistë nga shkolla e saj, ndërsa Ajaksi njihet për politikën që bënë në zhvillimin e futbollistëve të rinj.

‘Bild’ shkruan se holandezët shpresojnë të sigurojnë shërbimet e talentit shqiptarë, Meritan Shabani që gjatë merkatos së janarit, teksa marrëveshja mund të përshpejtohet madje, nëse realizohet transferimi i Frenki De Jong te PSZH-ja, apo edhe te Barcelona, që gjithashtu po interesohet për këtë talent holandez.

Leave a Reply