Mbrojtësi hero i Çesterfilldit, shënon dhe barazon në min.95-të, 4 minuta më pas mbron edhe një penalti (VIDEO)

Uill Evans është bërë heroi i Çesterfildit, skuadër kjo që garon në divizionin e pestë anglez. Mbrojtësi 27-vjeçar, jo vetëm që shënoi golin e barazimit në minutën e 95-të ndaj Ebsflit, por gjithashtu në minutën e 99-të arriti që të prit edhe një penallti.

Kur gjithë tifozët vendas menduan se skuadra e tyre do të pësoj disfatë 2:3, ashtu nuk mendoi edhe Evans, i cili në minutën e 5-të shtesë shënoi me kokë për rezultat 3:3, duke bërë që e gjithë tifozëria vendase të shpërthejë në festë.

Mirëpo asgjë nuk kishte përfunduar këtu, pasi katër minuta më vonë, për miqtë u akordua një penallti, që u shoqërua edhe me daljen me karton të kuq të portierit, Barton.

Dorezat i mori pikërisht mbrojtësi Evans, i cili priti edhe këtë penallti, duke u kthyer në një hero të vërtetë.

Mbrojtesi hero on Vidnews.

Leave a Reply