Donçiq vazhdon të mahnit me paraqitjet e tij në NBA (VIDEO)

Basketbollisti i talentuar slloven, 19 vjeçari Luka Donçiq po vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij në sezonin debutues në NBA ligën profesioniste.

Ai shkëlqeu edhe në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Dallas ndaj Minesotas, në të cilën ndeshje ‘maveriksat’ shënuan fitore me rezultatin 119:115.

Donçiq takimin në fjalë e mbylli me 29 pikë, 12 asistime dhe 8 kërcime, ndërsa gjithashtu realizoi edhe pikët vendimtare në 20 sekondat e fundit.

Derisa Dallasi ishte në disavantazh 115:114, slloveni mori topin dhe shënoi një tre pikësh duke kaluar në epërsi ekipin e tij, që më pas të jetë i saktë në dy gjuajtjet e lira, përmes të cilave Dallasi arriti deri tek fitorja e 20-të sezonale nga gjithsej 42 takime të zhvilluara.

Ndryshe Donçiq me 29 pikët e realizuara dhe 12 asistet e bëra, u bë lojtari më i ri që arrin të shënojë mbi 25 pikë dhe të bëjë mbi 10 asistime në një ndeshje.

Luka Doncic is nothing but clutch

Just 19-year-old carrying an NBA game!

Публикувахте от ClutchPoints в Петък, 11 януари 2019 г.

Leave a Reply