Lajm i madh nga Ukraina: Vladimir Klitçko i rikthehet boksit

Vladimir Klitçko po planifikon që të rikthehet në ring për një tjetër ndeshje boksi.

Ashtu siç raportojnë mediat ukrainase, Kliçko po shqyrton mundësinë për të dueluar me boksierin britanik, Dillian Whyte.

Vladimir Kliçko mbanë rekordin për kohën e të qenit kampion, me 4383 ditë, duke e mbrojtur titullin e tij 14 herë radhazi.

Ish kampioni i Botës u largua nga sporti në vitin 2017 pas një humbjeje spektakolare nga Entoni Xhoshua në Uembli të Londrës, ndërsa paraprakisht ishte mundur edhe nga Tajson Fjuri.

Tani veterani po mendon që të rikthehet për një ndeshje me britanikun tjetër, Dillian Whyte.

Leave a Reply