Osmani: I kënaqur me fazën e parë, të vazhdojmë me këtë intenzitet edhe në Antali

Shkëndija ka mbyllur fazën e parë të përgatitjeve me dy fitore ndaj në ndeshjet kontrolluese ndaj Renovës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit që u zhvillua sot. Numri një i stafit teknik të kampionëve Qatip Osmani është ndarë i kënaqur nga pjesa e parë e përgatitjeve dhe pretendon që ekipi i tij të vazhdojë me këtë intizitet edhe në fazën e dytë. 

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si skuadra ka punuar në këtë fazë të parë e cila me ndeshjen e sotme kundër Makedonija Gjorçe Petrovit ka përfunduar dhe tashmë kemi dy ditë të lira dhe pastaj kalojmë në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojmë fazën e dytë të përgatitjeve. Kemi punuar sipas planit, futbollistët janë përgjigjur me seriozitet dhe profesionalizëm maksimal obligimeve dhe detyrave që iu kemi vendosur. Kemi luajtur dy ndeshje kontrolluese me Renovën dhe Makedonija Gjorçe Petrovin, pavarësisht se i kemi fituar të dyja, me më rëndësi për ne ka qenë që të testojmë formën e lojtarëe dhe të kërkojmë ngritjen e nivelit të përgatitjes fizike por edhe të kombinimit të skuadrës, duke iu dhënë mundësi të gjithë futbollistëve të luajnë. Normal ka edhe mangësi që shfaqen brenda lojës, por është faza e hershme dhe janë gjëra që ndodhin dhe janë normale. Ne shikojmë përpara, të pushojmë dy ditë dhe më pas të kalojmë në Turqi, ku shpresojmë të vazhdojmë me këtë intinzitet si deri më tani”, ka thënë trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani pas ndeshjes me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Leave a Reply