Shkëndija nuk ndalet, dëshiron edhe ish reprezentuesin turk!

Ish sulmuesi i Galatasarajit dhe Fenerbahçes, por njëherit edhe i Kombëtares së Turqisë, Olxhan Adin iu është ofruar skuadrës së Shkëndijës. Aktualisht 33-vjeçari Adin është një futbollistë i lirë, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte Antalyaspor.

Ndryshe është menaxheri tetovar Shaqir Rexhepi ai i cili iu ka ofruar këtë futbollistë drejtuesve të Shkëndijës, të cilët po shohin mundësitë e angazhimit të futbollistit 33-vjeçar që pas vetes ka shumë ndeshje ndërkombëtare.

‘Jena në bisedime e sipër me drejtuesit e Shkëndijës, të cilët tashmë të gjithë  e dimë se kanë plane afatgjate, ashtu që kësaj skuadre i nevojiten futbollistë të kalibrit të lartë. Edhe pse për momentin asgjë nuk ka zyrtare, mund të themi se jemi shumë afër marrëveshjes dhe se ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet gjithçka lidhur me Olxhan Adin” – tha enkas për ‘infOSport.mk’ menaxheri i njohur tetovarë, Shaqir Rexhepi, i cili në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës si futbollistë.

Olxhan Adin është një futbollist ofenziv që mund të luaj në të dy krahët e sulmit, ndërsa 266 ndeshjet e tij në Superligën turke dhe më shumë se 30 ndeshje në kuadër të garave europiane, na bëjnë me dije se Shkëndija do të përfitojë në eksperiencë, sidomos për ndeshjet ndërkombëtare, kuptohet nëse vjen edhe deri te finalizimi i këtij transferimi të paralajmëruar.

Përveç që ka qenë pjesë e dy gjigandëve, Galtasaraj dhe Fenerbahçe, Adin gjithashtu ka luajtur edhe me Trabzonsporin, Akhisarin, Karsiaka dhe Antalyaspor, ndërsa me fanellën e Kombëtares turke numëron 10 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

Leave a Reply