E dhimbshme, ndahet nga jeta hendbollisti i KH Rinia, Arsim Idrizi

Në moshë 35-vjeçare ka ndërruar jetë hendbollisti i KH Rinia, Arsim Idrizi, një djalosh shumë i sjellshëm dhe mbi të gjitha një atdhetarë i madh, gjë që e dëshmoi kur në moshë shumë të re u ndal pas rradhëve të UÇK-së.

Arsim Idrizi ka qenë dhe mbetet shembull për gjithë rininë tonë, duke qenë një shok i dashur dhe shumë i respektueshëm në mesin e të gjithëve.

Ai me hendboll kishte nisur të merret që në moshë të re, duke iu bashkuar vëllait të tij Besnikut te KH Rinia, ndërsa traditën sportive në mesin e familjes së respektuar shkupjane Idrizi, tashmë po e kultivojnë edhe nipërit e tyre, që me mjaft sukses po paraqiten në ekipet e futbollit në Zvicër.

Arsim Idrizi përveç që ka qenë një sportist i dalluar, ai para së gjithash ishte një njeri i pastërt me vyrtyte të larta shembullore dhe që dinte të vlerësonte shoqërinë dhe familjarët e tij.

Varrimi dhe përcjellja e hendbollistit të Rinisë do të bëhet nesër te Xhamia e Butelit ‘Bedër’ dhe në varrezat e Butelit – Shkup me namazin e Iqinidijës.

Leave a Reply