Themelohet KF Përparimi nga fshati Nigishtan

Me inciativë të disa të rinjëve nga fshati Nigishtan, është themeluar klubi i futbollit Përparimi, njofton ‘infOSport.mk’.

Vizioni i KF Përparimi është që klubi i tyre sa më shpejtë të antarësohet me të drejta të plota pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, të marrë pjesë aktive në garat e ligës së katërt rajonale Shkup-Veri, dhe njëkohësisht të kontribuoj në ngritjen e vëtëdijes sportive dhe zhvillimit të sportit në përgjithësi.

KF Përparimi Nigishtan në rrafshin rajonal veprimtarinë e vetë e organizon dhe e ushtron në Komunën e Gjorçe Petrovit të qytetit të Shkupit, ndërsa pikërisht me ndihmën e pushtetit lokal, ata tashmë kanë siguruar edhe stadiumin, në të cilin do ti zhvillojnë ndeshjet e tyre kampionale.

KF Përparimi ndeshjet e saj do ti zhvillojë në fshatin Vollkovë, në stadiumin e FK Vollkovo.

Organet drejtuese do të jenë Kuvendi dhe Kryetari, që tashmë është caktuar nga ana e Kuvendit, edhe atë në mënyrë unanime, duke ia besuar këtë post Burim Miftarit, një sportist i shquar dhe virtuoz i kësaj ane.

 

Leave a Reply