Shkëndija nuk ndalet, te ekipi i parë sjellë talentin e kombëtares U19 të Shqipërisë

Shkëndija mendon për të ardhmen dhe paralel me prurjet e kësaj merkato si përforcime për skuadrën e parë, kryesia e klubit me kujdes ka vepruar edhe me talentët e pranishëm në ekipet e moshave.

Në këtë drejtim skuadra kampione në fuqi ka konfirmuar marrëveshjen profesionle me mbrojtësin Almir Rexhepi, një futbollist ky standard edhe me kombëtaren U19 të Shqipërisë.

Kryesia dhe stafi teknik kanë vlerësuar paraqitjet e Rexhepit që është monitoruar tashmë një periudhë, duke vendosur që të njejtin ta shpërblejnë me kontratë tre vjeçare.

“Është ndjenjë e mrekullueshme të firmos kontratë profesionale me Shkëndijën. Një ëndërr që bëhet realitet dhe për të cilën kam punuar shumë. Tash kur realizohet ky qëllim, jam shumë i motivuar të punoj me përkushtim edhe më të madh për të bindur stafin teknik dhe kryesinë se me të drejtë kanë besuar të unë”, – është shprehur Almir Rexhepi për faqen zyrtare të klubit.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 18-të vjeçarë që luan në dy pozita, si mbrojtës i majtë dhe në qendër, ndërsa aktualisht është kapiten i ekipit U19 të Shkëndijës, gjeneratë që dy sezonet e kaluara fitonte titullin e kampionit, ndërsa pozicionohet në vendin e parë edhe në sezonin aktual.

Almir Rexhepi është bashkuar me ekipin e parë që në start të fazës përgatitore dhe tashmë punon nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka.

Leave a Reply