Teuta godet në merkato, transferon ish sulmuesin e Partizanit

Skuadra nga Superliga Shqiptare, Teuta gjatë ditës së sotme ka prezantuar përforcimin më të bujshëm në këtë afat kalimtarë të dimrit, 23-vjeçarin Rubin Hebaj, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e klubit durrësak dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim 6 mujor dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i Ukrahinas ku është paraqitur me Vorskla Poltava. Rubin Hebaj menjëherë është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar, pas Ildi Grudës dhe 26 vjeçarit, Idelino Gomes Kolubali. Ky i fundit te skuadra durrsake erdhi nga skuadra e FC Lincoln nga Gibraltari.

Leave a Reply