Barcelona me klasë në çerekfinale, Mesi shënon edhe 2 gola ndaj Çelsit! (VIDEO)

Barcelona ka kaluar me shumë klasë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi me rezultat 3:0 mundi Çelsin në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, duke vazhduar kështu në raundin tjetër me shifra të përgjithshme 4:1.

Ishte Mesi që në minutën e 3-të që zhbllokoi shifrat për 1:0 në favor të  Barcelonës, ndërsa Dembele në të 20-tën rriti epërsinë në 2:0 me çka u mbyll edhe pjesa e parë me këtë rezultat. Të përzgjedhurit e Ernesto Valverdes vazhduan dominimin në fushë edhe në pjesën e dytë, me yllin argjentinas që gjeti edhe golin e dytë në këtë sfidë dhe të tretin në total ndaj Çelsit, duke vulosur shifrat përfundimtare në 3:0.

Për Mesin ky ishte goli i 100-të në Ligën e Kampionëve. Kështu Barcelona dhe Bayerni i Mynihut nga nata e sotme kompletojnë fazën e çerekfinales në edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve./InfOSport.mk

 

Leave a Reply