FFM përcakton ekipet që do të luajn në Europë, Shkupi i gëzohet më shumë kualifikimit

Sileksi, Shkëndija, Renova dhe Shkupi janë skuadrat që do ta përfaqësojnë vendin këtë verë në garat europiane. Në situatë kur sezoni garues 2019-20 në elitën vendore u mbyll në xhiron e 23-të për shkak të pandemisë Kovid 19, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e Këshillit Drejtuesit sot vendosi ekipet pjesëmarrëse në Europë.

Vardari si skuadra e parë në renditjen tabelare mbeti pa licencë për shkak të borxheve, ndërsa në vend të tyre në Ligën e Kampionëve do të luaj Sileksi si e dyta. Ndërkohë tre skuadrat shqiptare si Shkëndija, Renova dhe Shkupi do ta përfaqësojnë vendin në garat e Liga Europës. Gjithashtu FFM gjatë ditës së sotme ka vendosur që sezoni i ri garues 2020/21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë të nis me 9 gusht, ndërsa ndeshjet e Kupës të fillojnë me 23 shtator.

Leave a Reply