Golat nga ndeshja në Kratovë midis Sileksit dhe Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija ka vazhduar serinë e fitoreve në ndeshjet me Sileksin, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi dhe njëherit lider në tabelën e klasifikimit në elitën e futbollit vendor, të dielën në Kratovë mundi Sileksin edhe në ndeshjen e 7-të me rradhë, duke vazhduar dominimin e plotë ndaj kësaj skuadre, por edhe në përgjithësi në futbollin vendor.

Shkëndija shënoi fitore të pastërt 3:0, ndërsa në qendër të vëmendjes në këtë ndeshje doli të jetë Agim Ibraimi, i cili realizoi dy gola (të parin me ndihmën e Filip Milenkovskit), ndërsa një gol tjetër realizoi mbrojtësi Visar Musliu, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe për Shkëndijën ishte kjo fitorja e 29-të nga gjithsej 42 ndeshje të zhvilluara me Sileksin, që në anën tjetër përballë skuadrës tetovare është gëzuar në vetëm 7 raste, ndërsa 6 ndeshje mes tyre janë mbyllur me barazime.

Leave a Reply