Tasevski largohet, Rabotniçki shumë shpejtë vendosi për trajnerin e ri

Pas disfatës ndaj Vardarit në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Zhikica Tasevski vendosi të jap dorëheqje nga posti i trajnerit te Rabotniçki, drejtuesit e së cilës skuadër gjatë ditës së sotme kanë zbuluar edhe emrin e trajnerit të ri, që do të udhëheq këtë skuadër në vazhdim të kampionatit, njofton “infOSport.mk”.

Vendin e Tasevskit do ta zë Bazhe Lazarevski, njoftuan nga klubi nga Debar Maalo, që stinorin pranveror nuk e nisi aspak mirë. Në 6 ndeshje të zhvilluara  “romantikët” regjistruan vetëm një fitore, 2 barazime dhe 3 disfata, duke humbur edhe pozitën e katërt, në të cilën e përfunduan stinorin vjeshtorë.

Ndryshe nga klubi i Rabotniçkit, gjithashtu njoftuan se ndihmës të Lazarevskit do të jenë Tomislav Franc, Slavço Georgievski dhe Dragi Atanasovski.

Lazarevski në krye të Rabotniçkit do të debutojë që të dielën në ndeshjen në transfertë kundër Makedonija GJ.P.

Leave a Reply