Gjilani i Useinit mëson kundërshtarin e rradhës në Liga Europa

Gjilani sonte ka shkruar historinë, pas fitores së madhe në San Marino ndaj Tre Pene me rezultatin 3:1. Ishte kjo ndeshja e parë e skuadrës gjilanase në Europë, ndërsa të njëjtën e kaluar me shumë sukses.

Kështu, Gjilani, pjesë e së cilës është edhe mesfushori tetovar, Muhamed Useini, bëhen skuadra e parë kosovare që këtë vit kalon një fazë.

Megjithatë këtë skuadër në raundin e parë kualifikues e pret një përballje tejet e vështirë pasi do të masin forcat me skuadrën e njohur qipriote të APOEL Nikozia, që vite më parë luante edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply