Tetovari Useini pjesë e historisë së Gjilanit (VIDEO)

Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, Gjilani, pjesë e së cilës është edhe mesfushori tetovar, Muhamed Useini, sonte së bashku kanë shkruajtur historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin kualifikues të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Gjilani në ndeshjen e zhvilluar në San Marino, mundi skuadrën vendase të Tre Pene me shifrat 3:1. Fillimi nuk paralajmëroi një gjë të tillë, pasi ishin vendasit e Tre Pene që shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të Nikola Gai (16’).

Golin e parë në këtë ndeshje skuadra kosovare e gjeti në minutën e 24-të,  me anë të malazezit Darko Nikac, i cili shfrytëzoi pasimin e Prognit.

Me shifrat 1:1 u mbyll 45 minutëshi i parë, ndërsa në të dytin, Gjilani realizoi edhe dy gola të tjerë, edhe atë në një interval prej vetëm 4 minutash.

Fiton Hajdari në minutën e 64-të me një euro gol të vërtetë për herë të parë kaloi Gjilanin në avantazh në këtë ndeshje, derisa në të 68-tën, mesfushori Ardit Hila, shënoi edhe golin e tretë, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Tre Pene 1, Gjilani 3.

Leave a Reply