Hejnkes shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajerni i Munihut ashtu edhe siç pritej në fund shumë lehtë ia doli përballë kampionëve turq të Baeshiktashit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian. “Bavarezët” sonte në transfertë shënuan fitore 3:1, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 8:1 u kualifikua me meritë për në ndeshjet çerekfinale.

Me fitoren e sontme Bajerni i Munihut edhe njëherë tjetër dëshmoi se është ndër favoritët kryesor për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa e njëjta ishte e veçantë për trajnerin Jup Hejnkes, i cili u bë trajneri i parë që regjistroi 11 fitore rradhazi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

5 fitoret e para strategu gjerman i kishte arritur në sezonin 2012/23, kur skuadra e tij arriti që të triumfoi në këtë kompeticion të rëndësishëm europian, ndërsa serinë e fitoreve e vazhdoi edhe këtë edicion, kur pas vetes me Bajernin e Munihut regjistroi 6 fitore të njëpasnjëshme.

Ndryshe Hejnkes pas sezonit të shkëlqyeshëm të para 5 viteve, kur fitoi tre trofe paralajmëroi pensionimin e tij, mirëpo vjeshtën e kaluar ai morri guximin që ti thotë “PO” ofertës së drejtuesve të Bajernit të Munihut për të zëvendësuar strategun italian, Karlo Ançeloti.

Dhe si duket nuk ka gabuar, pasi Hejnkes është shumë pranë mbrojtjes së titullit kampion në Gjermani, ndërsa gjithashtu është në garë edhe për trofeun e Kupës së Gjermanisë ku është kualifikuar për në gjysmëfinale, ku për kundërshtarë do të ketë Bajer Leverkusenin, ndërsa prej sonte edhe zyrtarisht është pjesë e ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply