Zhunior largohet nga Shkëndija!?

Braziliani Stenio Zhunior mund të largohet nga Shkëndija. Një indikacion për këtë është fakti se drejtuesit e skuadrës kampione të vendit nuk janë të interesuar për t’ia vazhduar kontratën, e cila i skadon verën e vitit 2020, shkruan “infOSport.mk”.

Zhunior pjesë e Shkëndijës është që nga janari i vitit 2014-të, kur kartonin e tij drejtuesit e skukadrës “kuqezi” nga Tetova e blenë nga skuadra bullgare e Liteks Loveç, edhe pse braziliani atë kohë ishte pjesë e Pelisterit, ku luante në formë huazimi.

28-vjeçari Zhunior me Shkëndijën numëron gjithsej 192 ndeshje dhe 42 gola të shënuar, ndërsa gjithashtu ka të fituar edhe dy tituj kampion si dhe  trofeun e Kupës.

Ai këtë edicion me Shkëndijën është paraqitur në 13 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol në atë fitore të pastërt 3:0 ndaj Rabotniçkit në Tetovë.

Leave a Reply