Futsal, hidhet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra kampione në fuqi e Juventus Seravës për shkak diskualifikimit të skuadrës kundërshtare Torpedo, pa luftë do të luaj direkt në çerekfinale, njëjtë sikurse edhe Shkupi, skuadra e re shqiptare që garon në Ligën e Dytë, teksa skuadra kampione e vjeshtës, Futsal Shkupi për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë ekipin e CIKO-s.

Velesi si mysafir do të luaj me Ovçe Polen, Astibo do të luaj kundër Zhelezarecit, Mal Ajaksi do të mirëpret Crna Rekën teksa Bixho do të përballet me Kratovën.

Goglat deshën që në ndeshjet e 1/8 së finales të kemi edhe një përballje mes skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe Karadakut, skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë, që shpreson në fund të shkruaj historinë dhe të inkuadrohet në mesin e më të mirëve, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ndeshjet e kësaj faze të Kupës së Maqedonisë në futsal në program janë nga data 25 deri me 31 mars, duke rikujtuar zhvillohet vetëm një ndeshje.

Futsal, Kupa e Maqedonisë
Ndeshjet e 1/8 së finales (25-31mars)
Gemixhi (diskualifikuar) Shkupi
Torpedo (diskualifikuar) Juventus Serava
Futsal Shkupi Ciko
Shkëndijaq Karadaku
Ovçe Pole Velesi
Astibo Zhelezareci
Mal Ajaksi Crna Reka
Bixho Kratovo

Leave a Reply