Futsal Kombëtarja e Shqipërisë shkruan historinë, pjesë e saj edhe Alili dhe Neziri (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë në futsal ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën ‘Elite Round’, që ju mundëson atyre që përmes ndeshjeve eliminatore të shpresojnë në një vend për në Botërorin e vitit 2020 që do të mbahet në Lituani, njofton ‘infOSport.mk’.

Të përzgjedhurit e trajnerit Erind Resuli në ndeshjen e dytë të grupit paraeliminatorë, që po zhvillohet në Shkup, mundën kombëtaren e Greqisë me rezultatin 5:3, që njëherit ishte edhe fitorja e dytë, pas asaj ndaj San Marinos (5:0) në xhiron e parë.

Festa e lojtarëve të Kombëtares shqiptare në futsal pas fitores ndaj Greqisë

Festa e lojtarëve të Kombëtares shqiptare në futsal pas fitores ndaj GreqisëKjo festë në mesin e lojtarëve 'kuqezi' po ndodh në SHkup, aty ku falë tifozëve shqiptarë ata ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Rikujtojmë se pjesë e Kombëtares shqiptare të futsalit janë edhe dy lojtarët nga Maqedonia, Ylber ALILI dhe Eljesa NEZIRI.

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 1 февруари 2019 г.

Më të merituar për fitoren e Shqipërisë, ishin kumanovari Ylber Alili (15:06), i cili shënoi sërish një gol, njëjtë sikurse edhe në takimin e parë ndaj San Marinos, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Halimi (01:05), Mejzini (02:24) dhe Selmanaj (27:40; 37:53).

Në anën tjetër autorë të golave për Greqinë në këtë përballje ishin, Papaefstratiou (24:14), Kondylatos (27:09) dhe Gkaifyllias (36:51).

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të këtij grupi paraeliminatorë, Shqipëria do ta zhvillojë kundër nikoqirëve të Maqedonisë, ndeshje kjo që në program është me datë 3 shkurt.

Festa në dhomat e xhveshjes të Kombëtares shqiptare në futsal

Festa në dhomat e xhveshjes të Kombëtares shqiptare në futsal"O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË" ushtonte në dhomat e xhveshjes të Kombëtares shqiptare në futsal, që shkruan histori, duke u kualifikuar në fazën 'Elite Round', përmes së cilës do të kërkoj një vend për në Botërorin e vitit 2020 në Lituani.

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 1 февруари 2019 г.

Leave a Reply