Maqedonia numëron deri në 7 ndaj San Marinos, shënojnë Ziberi dhe Seferi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal ka shënuar një fitore shumë të lehtë sonte përballë San Marinos në kuadër të turneut parakualifikues për plasman në Kampionatin Botëror të vitit 2020-të që do të mbahet në Lituani, njofton ‘infOSport.mk’.

7:0 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin të besuarit e trajnerit Bozhoviç kishin një dominim të plotë, dhe në asnjë moment nuk e vunë fitoren në pikpyetje.

Golin e parë e gjeti Sadat Ziberi (01:55), për të vijuar më pas Krstevski (02:36), Gligorov (04:22), Erkan Seferi (06:31) dhe Andov i cili me golin e shënuar në minutën e 14-të bëri që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 5:0 në favor të ‘verdhekuqve’. Në pjesën e dytë trajneri Bozhoviq vendosi të ju jap rastin edhe atyre me më pak minutash, ndërsa si pasojë në këtë pjesë u realizuan vetëm dy gola, që mbajnë firmën e Leovskit (21:31) dhe Levevskit (26:01).

Rikujtojmë në takimin e mëhershëm të këtij grupi paraeliminatorë, Shqipëria mundi Greqinë me rezultatin 5:3, ndërsa pikërisht kombëtarja ‘kuqezi’ do të jetë kundërshtari i fundit i Maqedonisë me datë 3 shkurt, kur edhe përfundimisht do të vendoset se cila prej këtyre dy kombëtareve do të sigurojë pozitën e parë, transmeton ‘infOSport.mk’.

Aktualisht të dyja kombëtaret kanë nga 6 pikë, dhe që tani kanë siguruar një vend për në fazën ‘Elite Round’, ndërsa Greqia dhe San Marino mes tyre do të luajnë për pozitën e tretë ngushëlluese.

Leave a Reply