Shorti në Kupën e Mbretit sjell përballjen mes Barcelonës dhe Real Madridit

Shorti i hedhur për gjysmëfinalet në Kupën Mbretit ka nxjerrë përballë Barcelonën dhe Real Madridin. Ndeshja e parë do të luhet në “Kamp Nou”, ndërsa ajo e kthimit në “Bernabeu”. Përballja e parë “El Klasiko” do të jetë me 6 shkurt, ndërsa e kthimit me 27-tin e këtij muaji. Ndërkohë çifti tjetër i gjysmëfinales do të jetë ndërmjet Real Betisit dhe Valencias, me Betisin që do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë, ndërsa takimi i dytë luhet në “Mestalla”.

Kujtojmë që finalja e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Mbretit do të zhvillohet në stadiumin “Benito Villamerin” të Betisit me 25 maj.

Leave a Reply