Fatjon Jusufi largohet nga Partizani!

Futbollisti tetovarë, Fatjon Jusufi është larguar nga Partizani pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare. 23-vjeçari te skuadra nga Tirana u transferua me 4 janar, ndërsa edhe pse ishte pjesë e përgatitjeve në Turqi, ku edhe zhvilloi dy ndeshje miqësore kundër Sivaspor dhe Antalyaspor, ai me pëlqim edhe të drejtuesve të Partizanit vendosi të prish kontratën me Paryzanin, e cila ishte valide deri në vitin 2021.

Arsyeja e largimit  me shumë gjasa është mospërshtatja me ekipin, ndërsa nisur nga diçka e tillë dhe duke marrë parasysh interesimin e ekipeve nga Maqedonia dhe Kosova, Jusufi vendosi që të largohet pikërisht tani nga Partizani, skuadër kjo që pas marrëveshjes me lojtarin kishte vendosur që të mos e federojë për ndeshjet e Superligës shqiptare.

Kësisoj Jusufi, siç mëson ‘infOSport.mk’  është tashmë një agjent i lirë, ndërsa brenda 48 orëve ai pritet të zbulojë edhe skuadrën e tij të re, që mund të jetë Liga e Parë Futbollistike në vend, apo edhe nga Superliga e Kosovës.

Leave a Reply