Sonte Maqedoni-Shqipëri!

Sonte në ndeshjen e fundit në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin në futsal do të përballen Maqedonia dhe Shqipëria. Edhe pse të dyja përfaqësueset kanë siguruar plasmanin në fazën elite të eliminatoreve, por ndeshja do të luhet për vendin e parë dhe për ta mbyllur turneun parakualifikues që u zhvillua këto ditë në Shkup.

Maqedonia dhe Shqipëria deri më tani posedojnë nga dy fitore, pasi më herët mundën kundërshtarët si San Marino dhe Greqinë. Takimi Maqedoni-Shqipëri do të luhet sonte në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:00./SHENJA/

 

Leave a Reply