Sanço shkruan historinë në Bundesligë

Reprezentuesi anglez, Jadon Sanço, ka shkruar sot historinë në Bundesligën gjermane. Me golin e realizuar në ndeshjen Dortmund – Hofenhajm, i riu i Dortmundit është futur në historinë e kampionatit gjerman.

18 vjeçari është bërë lojtari më i ri në moshë që ka shënuar  8-të gola në histori të Bundesligës.

Jadon Sanço kishte ardhur në Dortmund, pasi nuk gjeti hapësirat e tij të mjaftueshme tek Mançester Siti.

Anglezi tani konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, duke mahnitur me paraqitjet e tij në Bundesliga.

Kontributin e tij ai e tregoi edhe sot kundër Hofenhajm, duke mos pasur problem që ta gjejë rrugën e rrjetës.

Leave a Reply